Ish-gazetari i gazetës “Bota sot”, dhe pjesëtari i Brigadës 138 Agim Ramadani, Besnik Kada, ka rikujtuar ofensivën e zhvilluar para 23 viteve.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka treguar se si luftëtari dhe heroi kombëtar, Agim Ramadani i është kundërvënë forcave serbe.
Postimi i plotë:
23 vite më parë Feniksi i Agim Ramadanit Katanës i futi tmerrin ushtrisë serbe !
Ofensivat e ushtrisë serbe në Rahovec, Junik, Llapushnik, Drenicë e gjithë territoret e kontrolluara nga UÇK , shpartallimi i forcave kryengritëse shqiptare dhe çakordimi i tyre kudo në terren nuk do të mjafton deri në vrasjen tinëzare nga faqezinjtë të Kolonel Ahmet Krasniqit, rënia heroike e Bekim Berishës e Bedri Shalës, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Agim Çelajt e Komandant Kumanovës do sjellin një zhgënjim total tek luftëtarët e asaj epoke! Millosheviqi në cilësinë e kriminelit ordiner pas operacioneve luftarake në shkallë të gjerë do e shpallë të shuar kryengritjen shqiptare në Kosovë! Por, toka e Kosovës kishte djem të artit luftarak të shkolluar në shkolla ushtarake dhe djem të sprovuar në ofensiva të Kosovës që nga pranvera e përgjakshme të vitit 1998 , të cilët nën ombrellën e Agim Ramadanit do i kundërvihen keqas forcave serbe me një operacion tejet profesional te trupave Komando të UÇK-së dhe të koduar "Feniks", pikërisht në ditën e sotme para 23 viteve rrufeja goditëse e Feniksit do i tmerron forcat serbe të forcave elite "Zhaoka" në rajonin e Kosharës ! Lajmi për goditjen e forcave serbe ngriti moral tek çdo luftëtarë shqiptar dhe çdo shqiptar duke pushtuar mediat shqiptare dhe ndërkombëtare dhe duke treguar se UÇK-ja ishte e gjallë dhe e fortë kudo, Feniksi i dha forcë djalërisë shqiptare që kishte vendosur të dërgon deri në fund kryengritjen shqiptare! Agimi, Antoni, Hyseni,"Dardani" e ushtarak tjerë i thyen kurrizin forcave speciale te ushtrisë serbe ! Ata djem që morën pjesë në Feniksin ishin trima të trimave, Agimi, Dritoni, Sokoli u preheshin në paqe e të tjerët rrofshin sa Rrasa e Kosharës !
P.s Forcat e operacionit Feniks janë bërthama dhe shtylla e luftëtarëve të GO-3, më vonë të emërtuar në 138 "Agim Ramadani" që i dhanë krenarinë gjithë shqiptarëve me Betejën Epike të Ushtrisë Çlirimtare në Betejën e Kosharës! Nderë e respekt për jetë e mot
