Bushati mbështet Kurtin: Ka përfunduar periudha kur Serbisë i duhej dhënë diçka për të vijuar dialogun

Aktuale

Bushati mbështet Kurtin: Ka përfunduar periudha kur Serbisë i duhej dhënë diçka për të vijuar dialogun

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:38
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se ka ikur koha kur Serbia kërkonte lëshime për t’u ulur në tryezën e dialogut në Bruksel.

“Unë vazhdoj të qëndroj në pozita maksimaliste dhe them periudha kur Serbisë i duhej dhënë diçka për të vijuar dialogun ka përfunduar”, tha ai në emisionin “Shok” në Euronews Albania.

Ai pohoi se qasja e ndjekur nga Vetëvendosje është qasje e duhur me rrethanat ku ndodhet Kosova në raport me Serbinë.

“Për sa kohë qeveria e VV-së do ketë këtë qasje, unë do ta mbështes, kur të bëhet si këta të tjerët unë nuk do ta mbështes”, shtoi ai.

Kurse Baton Haxhiu shprehu qëndrim të kundërt me Bushatin, ndërsa shtoi se qeverisja e Kurtit e ka turpëruar Kosovën.

“Për gjashtë muaj na turpëroi qeveria e Vetëvendosjes sa nuk krahasohet me asgjë tjetër.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat