Ibrahimi: U ftua një shtet tjetër për negocimin e pranisë së policisë në veri

Aktuale

Ibrahimi: U ftua një shtet tjetër për negocimin e pranisë së policisë në veri

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:38
Ilir Ibrahimi

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat nga takimet dy ditore që janë zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë që u ftua një shtet tjetër për negocimin e pranisë së policisë në veri.

“Kjo tregon që delegacioni kosovar në Bruksel ka negociuar me delegacionin serb për praninë e policisë së Kosovës në veri, pra në çështje të brendshme e ke ftuar një shtet tjetër të negociosh për largimin e tyre që është kundër çdo logjike shtetërore sepse kështu thuhet edhe në deklaratë”.

“Në një fjali të shkurtër e kemi që si një masë kompromisi do të merret një vendim i marrëveshjes së 2016-ës derisa të gjindet një zgjidhje permanente dhe vazhdohet më tej me dy paragrafet e tjera ku u ipet e drejta kërkesave të Serbisë  të atyre që i ka paraqitur Vuçiqi dhe të cilat do të merren në konsiderim përfshirë këtu edhe marrëveshjet e arritura deri tani dhe do të kërkohet nga pala kosovare realizimi i tyre”.

Ibrahimi në Rubikon, ka thënë se sot jemi në një moment ku është arritur një marrëveshje që është marrë vesh më herët “për të cilat janë lëvduar edhe qeveritë e kaluara, por ka munguar implementimi i tyre”.

“Sot ne jemi ku kemi qenë më 14 shtator 2016 pas arritjes së marrëveshjes  dhe do të mbetet të shihet se a do të ketë implementim ose jo, pra është një pikëpyetje e madhe. Pra nuk është që ne nuk kemi arritur marrëveshje. Edhe në 2016 ka pranuar Serbia pasi e ka nënshkruar marrëveshjen nuk ka asgjë ndryshe. Deklaratat që ipen në Beograd dhe në Prishtinë janë vetëm për efekte zgjedhore. Në të dy vendet kemi zgjedhje – pra për konsum  të brendshëm”, ka thënë Ibrahimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat