Profesori i shkencave politike në Francë, Nezir Kraki, ka sqaruar çështjen e vendimit për targat dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për to.
Ai ka thënë se pavarësisht se gjendja e dëshiruar nga Kosova nuk është arritur përmes kësaj marrëveshje, shton se është më mirë se ajo fillestare ku banorët e Serbisë futeshin në Kosovë me targa SRB pa paguar asgjë, ndërsa Kosova paguante 5 euro paguante për targat RKS që futeshin në Serbi.
Në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës me vendimin për reciprocitet ka arritur synimin që të trajtohet e barabartë si shtet.
Tërë situatën me targat, Neziri e ka ndarë në tri faza:
1) Konstatimi fillestar (gjendja siç ishte):
– Kosova kishte targa RKS (shtet) dhe KS (status neutral) + targa te krahinës KM, PR etj. Ata me targa RKS (shumica absolute e banoreve te Kosovës) paguanin 5€ ne kufi me Serbinë për targat proba. Këta me KS dhe Krahine nuk paguanin asgjë.
– Banoret e Serbisë futeshin ne gjithë Kosovën me targa SRB, pa paguar asgjë dhe pa targa proba. D.m.th. vetëm njëra pale ishte e dëmtuar – Kosova.
2) Gjendja e dëshiruar përmes vendimit për reciprocitet (synimi):
– Përfundimi i tabelave KS neutrale dhe atyre te Krahinës ne gjithë Kosovën dhe vendosja e targave proba për banoret e Serbisë me simbol SRB. Synimi ishte trajtimi i barabarte i banoreve te dy vendeve dhe obligimi i Serbisë për pranimin e Kosovës përmes pranimit te tabelave RKS.
3) Gjendja e arritur (Rezultati):
– Tabelat neutrale KS dalin nga qarkullimi, zëvendësohen me ato RKS sikurse ato te Krahinës përveç atyre KM qe do përdoren vetëm ne veri.
– banoret e Kosovës me RKS NUK paguajmë me 5€ as nuk marrin targa proba kur futen ne Serbi.
– Serbia dhe Kosova ia mbulojnë njëra tjetrës simbolet shtetërore ne targa.
– Pas 6 muajve rishikohet ky regjim për « tu përputhur me standardet evropiane »…
Neziri ka thënë se gjendja fillestare “as që do të ndryshonte pa vendimin e qeverisë së Kosovës”.
Ai ka komentuar edhe tërheqjen e njësisë speciale, që sipas marrëveshjes së arritur kjo do të bëhet më 2 tetor. Tha se tërheqja e tyre dhe prania e KFOR-it “janë rrokada normale sepse misioni i tyre nuk është dogana por siguria.
“Për më tepër nuk është në interesin e Kosovës që të zyrtarizohet versioni i Serbisë kinse veriu është në luftë dhe në rrezik. Veriu është krejt i qetë.