Në LDK, nuk është vetëm kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ai që ka ideuar ndërtimin e një liqeni artificial në qendër të kryeqytetit, por është edhe një kandidat tjetër për kryetar komune që planifikon ndërtimin e një liqeni tjetër.
Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni,.
Ai tha se në programin e tij është paraparë ndërtimi i një liqeni akumulues në fshatin Pollatë të Podujevës.
“Sa i përket ujërave ne e kemi në plan edhe një liqen të ri akumulues në Pollatë. Studimi i fizibilitetit është kryer më herët”, tha Hyseni.