Bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për marrëveshjen për targat në Bruksel të cilën e quan të dëmshme dhe refuzimin e projektit amerikan për gaz përçuesin.
Tahiraj thotë se këto zhvillime që po ndodhin nuk janë rastësi, por janë të koordinuara nga boshti Bolshevik.
Ai thotë se këto janë veç fillimi i ofensivës Bolshevike për të zhvendosur Kosovën nga rrugëtimi i saj drejt BE-së.
Ai ka pyetur edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun se çfarë iu deshtë të kërkojë takim në mbështetje të mashtruesit bolshevik?
Reagimi i plotë:
Të gjitha këto zhvillime në ditët e fundit nuk janë rastësi por të koordinuara mirë nga boshti Bolshevik.
Kosova përjetoj humbje në disa drejtime; marrëveshja e dëmshme për Kosovën në Bruksel, refuzimi i projektit Amerikan për gaz-përçuesin dhe disa të tjera!
Këto janë vetëm fillimi i ofensivës Bolshevike për ta zhvendosur Kosovën nga binaret e veta të sigurta në rrugëtimin drejt SHBA dhe perëndimit dhe vendosjen e sajë në binaret e fatalitetit drejt Lindjes.
Kryetar Abdixhiku kujdes me veprimet tuaja në përkrahje të këtij boshti! Çfarë tu deshtë të kërkoje takim në mbështetje të këtij mashtruesi bolshevik?