NATO-ja zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon sot Lajçakun

Aktuale

NATO-ja zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon sot Lajçakun

Nga: F. B Më: 1 tetor 2021 Në ora: 08:45
Lajcak dhe Stoltenberg

Zëdhënësja e NATO-së, Oane Lungesku ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për qetësimin e situatës dhe përparimin e arritur në veri të Kosovës të arritur nga Beogradi dhe Prishtina, shkruan “RTS” transmeton “Bota sot”.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë rol fondamental në sigurimin e aplikimit të marrëveshjes në harmoni me rezolutën 1244 të OKB-së, ku KFOR-i obligohet të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri lëvizje për bashkësitë që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Lungesku.

Ajo sipas misionit të NATO-së në Beograd ka thënë se ditëve të shkuara sekretari i përgjithshëm Stoltenberg ka pasur biseda me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për nevojën e de-eskalimit të situatës dhe kthim në dialog.

"Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Stoletenberg do të pres të premten në selinë e organizatës të dërguarin special për bisedime Lajçak dhe së bashku me Këshillin veri-atlantik do të diskutohet situata” tha Oane Lungesku.

NATO vazhdon fuqishëm të mbështes dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe përpjekjen për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Kjo është rruga e vetme për arritjen e marrëveshjes së përhershme politike dhe kyçe për stabilitetin e të gjithë regjionit” tha ajo.

Mbrëmë presidenti Vuçiq ka deklaruar se pala serbe ka pranuar kompromisin për zgjidhjen e situatës në veri, ku parashihet tërheqja e njësiteve policore dhe heqja e barrikadave në këto akse rrugore.

Sipas tij KFOR do vendoset në ato pika me qëllim përmbushjen e marrëveshjes, ku do mbeten dy javë për të siguruar gjendjen dhe lirinë e lëvizjes, duke shtuar se do ngjiten letra ngjitëse , si masë e përkohshme deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat