Kryhet një operacion shumë i rrallë dhe sfidues në QKUK

Aktuale

Kryhet një operacion shumë i rrallë dhe sfidues në QKUK

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:36
Kryhet një operacion shumë i rrallë dhe sfidues në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Kirurgjinë Vaskulare me sukses është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.

Sipas njoftimit, operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

“Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.

Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat