“Shpend, të pres pas një muaji, si koleg analist. Je ka përgatitesh në rrugë të drejtë je”- kështu i tha mbrëmë analisti Imer Mushkolaj, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Në një linjë direkte gjatë emisionit Debat Plus Ahmeti ia ktheu Mushkolajt duke i thënë “Të kemi ty si analist, s’ka nevojë me u bë edhe një” .
Megjithëse në studio plasën të qeshurat mes dy palëve, kjo temë siç duket se ka acaruar raportet mes Ahmetit dhe Mushkolajt.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook thotë se Mushkolaj me deklaratën e dhënë ka sulmuar më shumë vetën.
Postimi i plotë:
Një analist mbrëmë live në tv si pikë thumbuese më tha ti do të bëhesh analist. Nuk e di a e kuptoj që më shumë e sulmoj vetën.
Pikën më të nalt të karierës së vet – analist në tv, e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu.