Analisti politik Imer Mushkolaj, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, i cili më herët e thumboi përmes një postimi ën facebook.
Ahmeti ka thënë se, pikën më të lartë që e ka Mushkolaj si analist, është munduar të ia shes atij si pikën më të ulët potenciale për të.
E pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i Mushkolajt i cili thotë se, njerëzit si Shpendi nuk kanë turp, por janë vetë turpi.
“Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë, paska gjetë kohë me u marrë me mu. Unë i bona nder, tu i propozu me u marrë me analiza politike, masi ka dështu n'politikë, edhe pse jam i bindun që kish dështu edhe aty. Po të isha n'vend të tij, m'kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi”, shkruan Mushkolaj.