Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili para pak ditësh në një shkrim tha se ia heq kapelën për punën e mirë ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, të premten ka vazhduar lavdet për të njëjtin.
Ditën që Vitia dha dorëheqje nga posti për t’iu përkushtuar garës për të parin e Prishtinës Besniku shkruan se ishte një nga shokët dhe bashkëpunëtorët e tij më të mirë.
“Arben Vitia ishte, është dhe vazhdon të jetë njëri nga shokët dhe bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, më të sinqertë dhe më punëtor.
Qytetarët e Prishtinës presin punë dhe rezultate konkrete, e këto do të vijnë me angazhimin e një njeriu si Arben Vitia”, ka shkruar Bislimi në një status në llogarinë e tij në facebook.