2 të vdekur nga Covid, bie numri i rasteve të reja

Aktuale

2 të vdekur nga Covid, bie numri i rasteve të reja

Nga: G.B Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.

IKSHPK njofton se janë shënuar 42 raste të reja dhe janë shëruar 409 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

01 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.

Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600 Në total numri i rasteve aktive është 2.559

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat