Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar dy raste të vdekjes.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimit ku ka treguar edhe moshat e të vdekurve.
Një i vdekur është i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore.
Burri nga Klina i takon moshës mbi 70 vjeç, kurse gruaja nga Prizreni i takon moshës mbi 60 vjeçe.
Kujtojmë që në 24 orët e fundit nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600
Në total numri i rasteve aktive është 2.559.