Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED dhe ish-ambasadori Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër NATO-n, e cila në komunikatën e fundit, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, vetëm në emër, ndërsa Aleksandar Vuçiqit i është referuar si president i Serbisë.
Në njoftimin lidhur mbi takimin mes sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thuhet se “NATO mbetet në kontakt të ngushtë me Presidentin Vuçiq dhe Albin Kurti në lidhje me nevojën për të de-përshkallëzuar situatën, tregim të përmbajtjes dhe kthim në dialog”.
E sipas Pecit, NATO duhet të duhet të jep sqarim se pse është duke e bërë këtë, përcjell Bota sot.
Reagimi i Pecit në Facebook:
Është koha e fundit që NATO-ja ta ndërrojë adresimin e udhëheqësve institucionalë të Kosovës që ka degraduar që nga shtatori i vitit 2011.
Derisa udhëheqësi i Serbisë Aleksandar Vuçiq në këtë komunikatë adresohet si President, Kryeministri i Kosovës adresohet vetëm si Albin Kurti.
Çfarë është mjaft, është mjaft!
NATO-ja duhet të jep sqarim se pse është duke e bërë këtë. Kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë përmbylljes së suksesshme të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.