Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka vlerësuar lartë ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Ai e ka quajtur “të shkëlqyeshme” dhe “standard për rajonin” intervistën e fundit të ministres Rizvanolli, përcjell Bota sot.
“Hera e parë që shikova një intervistë të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. E shkëlqyeshme. Elokuente, me shumë mirësjellje dhe modesti. Standard për rajonin.
Prej përvojës e them: në çdo parti politike, gratë janë më të afta se burra”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook.
Rizvanolli ka theksuar se Kosova ka kërkuar informacione shtesë nga MCC-ja për projektin gazsjellësit. Ministrja ka thënë se një gjë të tillë e kanë bërë për të qenë në gjendje të marrin një vendim të mirinformuar për një projekt të tillë, teksa ka konfirmuar se kanë vendosur që grantin e MCC-së ta shfrytëzojnë për investime të tjera që gjithashtu ndërlidhen me fushën e energjisë dhe de-karbonizimin.