Prishtina në balotazh sipas hulumtimit të ri, reagon ashpër Vetëvendosje

Aktuale

Prishtina në balotazh sipas hulumtimit të ri, reagon ashpër Vetëvendosje

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:30
Lëvizja Vetëvendosje

Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Gjilani, Suhareka, Prizreni, Gjakova do të jenë komunat ku do të shkohet në balotazh, sipas një hulumtimi të publikuar para pak orësh.

E lajmi se Prishtina do të shkojë në balotazh, ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arlind Manxhuka, nga VV, përmes një shkrimi në Facebook, deklaron se 'po shihet që të gjitha pagesat janë në tendencën për ta çuar Prishtinën në balotazh'.

"Avokatët" mund t'i kenë marrë pagesat ama ato nuk patën kry punë me as 14 shkurt" shkruan Manxhuka.

Ndryshe, VV në zgjedhjet në Prishtinë do të garojë me Arben Vitinë, ministrin i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë gjatë ditës së sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat