Në pikën kufitare në Jarinjë, të shtunën, më 2 tetor, ka nisur të lirohet rruga që ka qenë e bllokuar për më shumë se 12 ditë nga serbët lokalë.
Deri në oren 08:00, njëra korsi e rrugës është liruar nga protestuesit.
Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamionët.
Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është gati për t’u larguar.