Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjobë 5 mijë e 100 euro ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Kjo pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila pretendoi shkelje të Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike.
Pikërisht, kërkesa u pranua dhe LDK në kryeqytet u dënua për shkak të vendosjes së materialeve propagandistike nëpër rrugët e Prsithinës.
“Gjoba detyrohet të paguhet në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin e PZAP.
Lidhja Demokratike e Kosovës synon rikthimin në Prishtinë pas tetë viteve në opozitë.
Por, përballë do ta ketë Arben Viitnë e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili më 1 tetor dha dorëheqje nga pozita e ministrit për t’i hyrë garës për kryeqytetin
Partia e Albin Kurtit fitoi 64 për qind në qendrën më të madhe në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Por, pos Ramës – Vitia do të ketë rivalë edhe Uran Ismailin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Daut Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këta dy të fundit ka muaj që e kanë nisur kampanjën zgjedhore.