Pas 12 ditësh qëndrimi si pjesë e barrikadave të serbëve në afërsi të pikave kufitare me Serbinë, sot do të largohen të gjitha automjetet e barrikaduara, me të cilat ishte bllokuar rruga.
Përveç shumë kamionëve, e kamionetave të tjera, për të gjitha këto ditë të barrikadave, ishte edhe kjo kamionet, në targat e sëcilës shkruhet UNMIK dhe EU.
Sipas të dhënave, kjo lloj targe nuk është e zakonshme për UNMIK.
Por, në të kaluarën, automjetetet e UNMIK-ut janë përdorur për t’iu dalë në ndihmë serbëve të veriut.
Në fund të majit 2019, një zyrtar i UNMIK-ut, kishte përdorurautoritetin e tij jashtëligjshëm, dhe së bashku me makinën e tij, kishte bllokuar njërën nga rrugët e komunave veriore. Në këtë rast, zyrtari rus Mikail Krasoshchekov, po pengonte organet e rendit ndaj disa individëve që ishin të lidhur me krimin e organizuar në komunat veriore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/02/auto_15B55D09_543A_4466_9CF0_5474EFE31633158937.jpeg)
Madje, në automjetin zyrtar të UNMIK-UT, të cilin e shfrytëzonte zyrtari rus Mikhail Krasnoshchekov, ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drunj për ta bllokuar rrugën.