Kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq para gazetarëve në Jarinje deklaroi se pret që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga në atë pikë kufitare dhe të zhvillohet qarkullimi.
Zoran Todiq, kryetari i Leposaviqit, tha se po pritet që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga dhe të ketë zhvillim të komunikacionit.
“Pres që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga dhe të ketë zhvillim të komunikacionit në pikën kufitare në Jarinje”, tha ai.
Tutje kryetari i Leposaviqit tha se beson që marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të funksionojë.
Në Jarinje, deri më tani është liruar vetëm njëra korsi e rrugës.