Xhavit Drenori me akuza të ashpra për Ramiz Lladrovcin

Aktuale

Xhavit Drenori me akuza të ashpra për Ramiz Lladrovcin

Nga: N.Sh Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:57
Ramiz Lladrovci dhe Xhavit Drenori

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të kësaj komune Ramiz Lladrovcit.

Drenori thotë se kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci po blen e shantazhon njerëz të sistemit të drejtësisë.

Por sipas tij, Lladrovci nuk mundet që ta blen guximin e tij për të menduar ndryshe.

Ai thotë se ka ardhë koha që Lladrovci të shkon në shtëpi.

Postimi i plotë:

Mund ai edhe të blejë e shantazhoj njerëz të sistemit të drejtësisë por kurrë nuk do mund ta blej GUXIMIN tim për të menduar ndryshe!

Me luftën e UÇK-së e ndihmën e SHBA-ve ne fituam lirinë dhe demokracinë. E në demokraci pushteti i drejtësisë funksionon i pavarur nga politika.

Me gjasë në Drenas po na duhet edhe pak kohë….

BLACKLISTED in USA must go home!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat