Raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë, ky është numri i viktimave dhe rasteve të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë, ky është numri i viktimave dhe rasteve të reja

Nga: A.Zh Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:57
QKUK

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 56 raste të reja pozitive, ndërsa 281 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

02 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Në total numri i rasteve aktive është 2.330.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat