Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.
“I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshëndesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak”, ka shkruar Bahtiri.
Pak momente më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që paraprakisht janë larguar barrikadat dhe protestuesit.