14 mijë e 149 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Aktuale

14 mijë e 149 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:26
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kundër Covid-19 janë vaksinuar 14 mijë e 149 qytetarë.

Këto të dhëna janë bërë të dituar përmes raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas raportit, deri më tani me dozën e dytë janë vaksinuar 551 mijë e 601 persona, derisa me dozën e parë 806 mijë e 209 qytetarë.

E, që nga procesi i fillimit të vaksinimit në Kosovë janë administruar gjithsej një milionë e 357 mijë e 810 doza të vaksinave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat