Para 20 minutash është kthyer totalisht në qarkullim normal për makinat, rruga nga Leposaviqi, më saktësisht nga qyteza më veriore e Kosovës, deri pranë pikës kufitare në Jarinjë.
Njësitë Speciale të Kosovës tashmë janë larguar.
Kjo ishte rrjedhojë e marrëveshjes së Brukselit për targat.
Në vend të njësive speciale po qëndrojnë disa njësi poashtu speciale të trupave të KFOR-it, ndonëse në fillim ishin më shumë, tani janë numërikisht më pak.