A do të vazhdojnë patrullimin në Jarinje-Bërnjak policia kufitare dhe doganierët

Aktuale

A do të vazhdojnë patrullimin në Jarinje-Bërnjak policia kufitare dhe doganierët

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Policia Kufitare dhe Doganjerët do të vazhdojnë patrullimin në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë edhe në ditët në vijim.

Pas heqjes së barrikadave dhe largimi i protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, veriu i vendit i është kthyer normalitetit.

Pas 13 ditësh në krye të detyrës, në orët e pasditës pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, duke i lënë në dorë situatën në veri të Kosovës forcave të KFOR-it.

Qytetarët e Mitrovicës i kanë pritur me duartrokitje dhe me lule ata.

Kujtojmë se rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje-Bërnjak u bllokuan nga serbët lokalë në shenjë proteste ndaj vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Qeveria e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat