2 të vdekur, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Aktuale

2 të vdekur, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Nga: A.Zh Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:13
QKUK

Edhe dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 raste të reja pozitive.

Ndërsa, 114 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2967 mostra.

Njoftimi i plotë:

03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995

Në total numri i rasteve aktive është 2.237.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat