Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeclën dhe udhëheqësit e lartë të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të aksionit në veri të vendit.
E në mesin e zyrtarëve që takuan, ishe edhe Besart Ahmeti, për të cilin Albin Kurti ka pas edhe disa fjalë, teksa ka ndarë edhe një fotografi kur Ahmeti e kishte arrestuar Kurtin atë kohë gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në instagram, përcjellë “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/03/auto_243702677_847367205977334_2560384554485408445_n1633274232.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/03/auto_243742665_847367369310651_7726042811421573433_n1633274236.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/03/auto_243689069_847367242643997_1680321696456615053_n_11633274232.jpg)