Blerim Latifi ‘godet’ Fadil Nurën: Po kandidon me qenë kryetar kukull i Sami Lushtakut

Aktuale

Blerim Latifi ‘godet’ Fadil Nurën: Po kandidon me qenë kryetar kukull i Sami Lushtakut

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 08:34
Fadil Nura, Memli Krasniqi dhe Sami Lushtaku

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, në një nga debatet e fundit televizive ka komentuar kandidimin e Fadil Nurës për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së.

Profesori Latifi ka thënë se Fadil Nura po kandidon me qenë kryetar kukull i Sami Lushtakut.

Zoti Nura fatkeqësisht nuk po kandidon me qenë kryetar i Skenderajt, por po kandidon me qenë kryetar kukull i Sami Lushtakut” – thekson Latifi.

Kujtojmë që Fadil Nura kandidoi për kryetar të Skenderajt pas pamundësimit të Sami Lushtakut që të jetë kandidat për shkak të dënimit me formë të prerë.

Përballë Nurës së PDK-së në Skenderaj kandidon Bekim Jashari i cili po merr mbështetje edhe të strukturave të PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat