Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë bërë pagesat e shtesave për fëmijë.
Përmes një postimi në facebook, Murati thotë se sot kanë pranuar 16,001 aplikant.
Ai tregon se 831 aplikues i kanë pasur të dhënat e pasakta.
Andaj, sipas tij, ata do të njoftohet përmes eKosova që t’i përmirësojnë të dhënat e tyre.
Ministri thotë se këta palikues pastaj në muajin vijues do t’i pranojnë edhe shtesat për muajin shtator.
“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.
831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati në facebook.