Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së në Vushtrri i bashkohet LVV-së

Aktuale

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së në Vushtrri i bashkohet LVV-së

Nga: N.Sh. Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:58
LVV-ja gjatë prezantimit të Sami Surdullit

Ish-anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri, Sami Surdulli, sot i është bashkuar LVV-së.

Lajmin e ka bërë publike dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku ka prezantuar Surdullin.

Njftimi i plotë:

Lëvizjes VETËVENDOSJE! iu bashkua edhe një tjetër figurë me vlerë, Sami Surdulli, ish-anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri.

Sami Surdulli u lind, më 05.02.1966, në Samadrexhë-Komuna e Vushtrrisë.

Ka të përfunduar drejtimin: Zhvillimi Ekonomik në Fakultetin ekonomik, në Prishtinë (1993).

Studimet postdiplomike (niveli Master), drejtimi: Menaxhment dhe Informatikë, po ashtu në Fakultetin Ekonomik, në Prishtinë (2011).

Doktoraturën në shkenca ekonomike, drejtimi: International Economics, Finance and Banking, në ECPD Shkup (2019).

Ka punuar si menaxher marketingu në Hekurudhat e Kosovës, Fushë Kosovë (2001-2004), ndërsa nga viti 2004 është profesor në Shkollën e Mesme Profesionale në Vushtrri.

Para luftës ka qenë inkasant i mbledhjes së 3% të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fshatin e tij, si dhe ka qenë kryetar i komisionit për ndihma solidare para luftës dhe gjatë luftës. Pas luftës ka qenë anëtar i shoqatës “Nëna Terezë”, në Vushtrri.

I urojmë mirëseardhje në familjen e madhe të Lëvizjes!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat