Zbatimi i reciprocitetit, Sveçla e Mazreku shkojnë në Bërnjak

Aktuale

Zbatimi i reciprocitetit, Sveçla e Mazreku shkojnë në Bërnjak

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:17
Sami Mazreku dhe Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe zyrtarë policorë kanë vizituar pikën kufitare në Bërnjak.

Aty ka filluar implementimi i marrëveshjes së reciprocitetit me targa me Serbinë.

Marrëveshja për targa u arritë javën e kaluar në Bruksel ndërsa nga sot ka filluar edhe implementimi i saj, duke vendosur afishe në targat e të dyja shteteve, Kosovës e Serbisë.

Për 10 ditë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak kanë qenë të bllokuara si shkak i protestës së qytetarëve serbë ndaj vendosjes së reciprocitetit nga Kosova. 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat