​Shala: Jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona

Aktuale

​Shala: Jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:18
Kujtim Shala

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka deklaruar se qeveria është marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet e shtetit të Kosovës.

Me marrëveshjen e Brukselit për çështjen e targave, Shala tha se qeveria e ka kthyer një pjesë të territorit në një zonë neutrale.

Shala: Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona

“Ju jeni marrë vesh në Bruksel me Serbinë për çështjet tona, jeni marrë vesh me Serbinë edhe për çështjen e KFOR-it, po pse. Pra, ktheni pjesë të territorit tënd në kuptimin formal juridik në një zonë sigurie neutrale. Po ju thanë që ne vendosim si shtet sovran, marrim vendime sovrane, i mbrojmë vendimet sovrane, e si bënë që në të njëjtën kohë bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë e jemi sovran, e pastaj s’jemi sovran as përballë tyre sepse marrëveshjen e bëjmë me Serbinë. Pse duhet Kosova të merret vesh me Serbinë, pra që të qojë Policinë në aksione të cilat janë të nevojshme e të domosdoshme që të garantojë rendin, sigurinë, që të garantojë zbatimin e ligjit. Pse duhet Kosova të negociojë dhe të pajtohet me Serbinë për targat të cilat i bartin qytetarët tanë, e kam fjalën për serbët kosovarë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat