“Në këto burgje janë maltretuar, vrarë e zhdukur aktivistë të LDK-së, përkrahës të presidentit Rugova”/ Haziri: Koha për drejtësi

Aktuale

“Në këto burgje janë maltretuar, vrarë e zhdukur aktivistë të LDK-së, përkrahës të presidentit Rugova”/ Haziri: Koha për drejtësi

Nga: M.L. Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:37
Nexhat Haziri

Publicisti dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për asamblenë komunale të Obiliqit, Nexhat Haziri ka komentuar dëshminë e sotme të dëshmitarit të tretë në gjykimin ndaj ish eprorit të UÇK-së në Hagë, Sali Mustafa.

Haziri është ndalur tek deklarata e dëshmitarit të tretë, se është maltretuar për 18 ditë në Zllash, përcjell gazeta “Bota sot”.

Lidhur me këtë, ai thotë se burgjet e UÇK-së janë krime të pazbardhura, ku janë rrahur, vrarë e zhdukur aktivistë të LDK-së dhe përkrahës të Presidentit Rugova.

“VEÇ SA PËR KUJTESË ! Gjykimi i Salih Mustafës: Dëshmitari i tretë thotë se është maltretuar 18 ditë në Zllashë

-Burgjet e UÇK -së, apo te ashtuquajturat "Qendrat e Ndalimit" janë krime të pazbardhura.

Në këto burgje si Zllashë, Likovc, Kleçkë, Kravasari, Lladrovc, Cahan t’Hasit, Burrel,Kukës, janë maltretuar, vrarë e zhdukur aktivistë të LDK-së, përkrahës të peridentit historic të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. #KOHAPERDREJTESI (n.h)”, shkruan Haziri në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat