Gazeta serbe “Blic” ka shkruar se presidenti amerikan Biden po kërkon “për Grenellin” e tij si të dërguar special për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kjo jep indikacione se ShBA së shpejti mund të emërojë të dërguarin e vetë special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, transmeton “Bota Sot”.
Ditë më parë pas tensioneve të krijuara pas vendimit të Prishtinës për vendosjes e reciprocitetit lidhur me tabelat e regjistrimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë, u arrit marrëveshja në Bruksel për tejkalimin e situatës, që sipas kësaj gazete ajo ishte rezultat i përdorimit të shkopit na ana e BE-së.
Mirëpo marrëveshja në Bruksel ishte edhe fryt i tërheqjes së penjve nga i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Eskobar. Që me paralajmërimin e presidentit Biden që erdhi ditë më parë se çështja e Kosovës do të zgjidhet para fundit të mandati të parë, shtohet pyetje nëse “amerikanët do të kyçen më aktivisht në dialogun e zgjidhjes së nyjës së Kosovës apo do lë që penjtë të jenë në duar të BE-së?
Sipas Eskobar, që është i dërguari special i presidentit Biden për regjionin e Ballkanit, është shumë e mundshme që presidenti amerikan të emërojë të dërguar special për bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit, që është funksion që në kohën e Trampit është kryer nga Grenell.