Pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e afisheve në elementet shtetërore të Kosovës e Serbisë, nisi zbatimin këtë të hënë.
Kështu, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, secilës veturë që ka hyrë nga Serbia, iu është vendosur nga një letër në këto elemente.
E kjo ujdi që u arrit më 30 shtator në Bruksel, i ka pëlqyer qytetarëve.
Kjo procedurë për vendosjen e etiketave për fshehjen e simboleve, nuk iu mori më shumë se tre minuta kohë, ndaj gjatë së hënës, nuk u krijua kolonë e gjatë e mjeteve as në hyrje e as në dalje te kufiri “Dheu i Bardhë”.