​Wigemark jep detaje nga zbatimi i marrëveshjes për targat

Aktuale

​Wigemark jep detaje nga zbatimi i marrëveshjes për targat

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje nga zbatimi i marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare për të përcjellë vendosjen e regjimit të ri të afisheve të targave.

“Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin”, shkruan Wigemark në Twitter.

Ndryshe, pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e afisheve në elementet shtetërore të Kosovës e Serbisë, nisi zbatimin sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat