Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë mbështetje madhështore në fshatin Tërrnavc, vendlindjen e Bekim Haxhiut.
Pamjet e kësaj pritje i ka publikuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka falendëruar bashkluftëtarët e tij për pritjen madhështore që i bënë Bekim Jasharit.
Ai tutje shkruan se kjo dëshmon rreshtimin në anën e duhur të historisë.
Postimi i plotë:
Faleminderit vendlindja ime!
Faleminderit bashkëfshatarë!
Faleminderit bashkluftëtarë për pritjen madhështore që i bëtë kryetarit Bekim Hamëz Jashari, e që edhe këtë herë dëshmuat se jeni rreshtuar në anën e ndritur të historisë, krah njerëzve me idealet e shtetformimit e të sakrificës.
Pjesëmarrja e juaj masive është mbështetje e fuqishme për realizimin e projekteve për zhvillimin e Skenderajt dhe fshatit tonë.
Terrnavci me pjesëmarrje masive e dëshmoi se ashtu siç ishte rreshtuar krah komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në luftë, të bashkuar vazhdojmë me po atë ideal me Bekim Jasharin për zhvillimin e Drenicës edhe në këto zgjedhje lokale.
Për jetë e mot do ju jem mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe besimin që keni në parimet dhe vizionin tim.
Me respekt,
Bekim Haxhiu
Deputet i Kuvendit të Kosovës