Agron Demi nga shoqëria civile ka reaguar ndaj atyre që po kërkojnë të ndërtohet termocentrali i gazit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është ironike se si të gjithë ata që me ngulm i kritikonin qeveristë se nuk po e ndërtojnë termocentralin e ri me bazë qymyri, tani me injorancë e këmbëngulje tash kërkojnë (pa parë asnjë studim) që të ndërtohet një termocentral gazi, me një kosto ende të paspecifikuar, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se huqja po i bën më agresiv, në vend se t’i bëjë më të matur.
Postimi i plotë:
Ironike: të gjithë ata që me ngulm kritikonin qeveritë përse nuk po e ndërtojnë termocentralin e ri me bazë qymyri, me kosto shumë të lartë e me dhjetëra shkelje ligjore, janë po të njëjtit që me të njëjtën injorancë e këmbëngulje tash kërkojnë (pa parë asnjë studim) që të ndërtohet një termocentral gazi, me një kosto ende të paspecifikuar!
Në vend se huqja me i ba ma të matur, po i bën ma agresiv.