Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj COVID-19.
Nëpërmjet një njoftimi MSh-ja po ashtu thotë se sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat, njofton Klankosova.tv.
“Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, thuhet në njoftim.
Ministria po ashtu bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë tetë mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 388 mijë e 583 doza të vaksinës.
“Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.