Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo e martë ia riktheu gjithë dhimbjen që ndjeu me 15 prill, 1999.
Zejnepe Gashi, kështu e priti lajmin se Goran Stanishiqi është dënuar, për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë.
Pesë nga ta janë të familjes Gashi, nga fshati Sllovi e Lipjanit.
E gjithë këto vrasje u bënë para syve të saj.