“Tonin e ngritur të situatave konfliktuoze të Vuçiq me shqiptarët, ia ndali kryeministri Albin Kurti”

Aktuale

“Tonin e ngritur të situatave konfliktuoze të Vuçiq me shqiptarët, ia ndali kryeministri Albin Kurti”

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2021 Në ora: 22:37
Albni Kurti, Aleksander Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se hovin Vuçiqit ia ndali Albin Kurti.

Sipas tij, Serbia nuk po dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën.

"Pranimi i gjenocidit, i dëmeve të luftës, kërkimfalja dhe pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia, shumë do të kishte ndihmuar këtë shtet që t'i rregullojë marrdhëniet e ndërsjella me Kosovën, për çka po angazhohet edhe bashkësia ndërkombëtare", ka shkruar ai .

Postimi në Facebook:

Serbia e Vuçiqit nuk po dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën, se epoka e sundimit të tyre, nuk kthehet më kurrë. Këtyre ditëve sikur u “detyruam” të merremi pak si shumë me Vuçiqin dhe Serbinë, pas kërcënimit më luftë në veri të Kosovës. Ai deklaroi së Millosheviqi nuk ka krye krime të luftës dhe as gjenocid. Vuçiqi si manipulator i madh që është, nuk është duke pranuar se Serbia kishte shkaktuar gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë, duke kamufluar se pranimi automatikisht e fajëson popullin serb. Askush nuk ka pohuar se populli serb kanë shkaktuar gjenocid, por kanë thënë së gjenocidin e ka shkaktuar regjimi i Millosheviqit, edhe pse ka të vërteta se një pjesë e madhe e popullit serb, e kishte përkrahur politikën gjenocidiale. Pranimi i gjenocidit, i dëmeve të luftës, kërkimfalja dhe pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia, shumë do të kishte ndihmuar këtë shtet që ti rregullojë marrdhënjet e ndërsjellë me Kosovën, për çka po angazhohet bashkësia ndërkombëtare. Serbia jo që nuk bëhet pishman për luftën dhe viktimat e shumta të saja, por ajo po vazhdon ndjekjen e kursit luftënxitës në rajon. Tonin e ngritur të situatave konfliktuoze me shqiptarët, ia ndali kryeministri Albin Kurti. Po iu vjen fundi demagogjive të kulluara dhe manipulimeve të ultranacionalistit Vuqiq. Se Serbia është duke e vazhduar frymën gjenocidiale, këtë është duke u kuptuar gjithnjë e më shumë bota demokratike. Rrenat e tyre po iu sosën…!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat