Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka sqaruar arsyet e kritikave ndaj Qeverisë Kurti.
Ai në një debat televiziv, ka thënë se keqmenaxhimi të pandemisë, mungesa e vaksinave, numri i madh i viktimave nga COVID-19 kanë qenë arsyet e këtyre kritikave..
“Qeveria është mjaft e pakujdesshme në menaxhimin e parasë publike, qeveria me më së shumti tenderë njëburimor. Ne nuk i kemi parë as në konferenca për shtyp, as afër familjeve e institucioneve të shëndetësisë, pra një qasje mjaft indiferente”, u shpreh Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe ndërprerjen e projekteve zhvillimore në komuna, përfshirë edhe projekte strategjike si dhe dëmet në politikën e jashtme dhe qasjen e gabuar në dialog.
“Qeveria Kurti e ktheu Serbinë në një engjëll të dialogut e Kosovën në pengues. Së fundmi, ishin dy vendimet më të rrezikshme, marrëveshja për targat, e cila nuk është marrëveshje reciprociteti, sepse Ushtria e Serbisë nuk u largua nga kufiri që t’ia lëshojë vendin KFOR-it, siç ndodhi rasti me Kosovën”, tha Haradinaj.