Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në samitin BE- Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Ajo para gazetarëve ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
“Ky është një samit i rëndësishëm me Ballkanin Perëndimor. Ne duam të përcjellim një mesazh të qartë dhe ky mesazh është që Ballkani Perëndimor përket në Bashkimin Europian, ne i duam ata në Bashkimin Europian dhe jemi një familje evropiane.
Ne ndajmë historinë e njëjtë, vlerat e njëjta dhe jam thellë e bindur se ndajmë edhe të njëjtin fat”.