Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot në Slloveni do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti këtë ua ka konfirmuar gazetarëve të cilëve u ka thënë se takimi do të ndodhë mes dy sesioneve të Samitit të Brdo-s, shkruan lajmi.net
Në takim, siç bëhet e ditur, do të jenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emanuel Macron.
Më herët në një deklaratë për media, Kurti tha se Kosovës i është bërë një e padrejtë e madhe me mos-liberalizimin e vizave, ani pse Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv që tre vite.