Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë në Bërdo, për të diskutuar angazhimin strategjik të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, në prag të samitit që po mbahet në Slloveni.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edia mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.
Aty u panë edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras, si edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.