Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Kjo pas marrëveshjes së javës së kaluar, që u arrit në Bruksel.
“Me Albin Kurtin diskutuam për marrëveshjen e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim.
Tani i bëj thirrje të dyja palëve të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që normalizon marrëdhëniet brenda #Dialogut të lehtësuar nga BE- ja”, ka shkruar Borrell.