Jeffry M. Hovenier është ambasadori i ri amerikan i propozuar nga Presidenti Joe Biden për të zëvendësuar Philip Kosnett, i cili e ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë.
Emri i tij për të shërbyer në Kosovë, në krye të diplomacisë amerikane, po vlerësohet shumë pozitivisht nga politikani dhe ish-ambasadori, Ylber Hysa.
Se nominimi i tij për ambasador në Kosovë ishte i duhuri po thotë edhe analisti Ilir Ibrahimi.
Jeffry M. Hovenier i cili e paraqiti planin e tij para Senatit Amerikan ka treguar se cilat janë prioritetet e tij nëse konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Kosovë.