Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti, ka treguar detaje shtesë për takimin që pati sot në Sllovemi me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
Ai thotë përmes Twitter, se nga takimi me Borrell, janë dakorduar që dialogu i Bashkimit Europian, është mënyra për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.
Tutje ai thotë se në këtë takim, ka theksuar edhe rolin e raporteve të mira fqinjësore bazuar në barazi dhe reciprocitet.
”Në Samitin në Slloveni, me Josep Borrell duke diskutuar zhvillimet dhe ngjarjet e fundit ne u pajtuam se dialogu i BE-së është platforma për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në barazi dhe reciprocitet”.
At #EUWBSummit2021 I sat w/ EUHR @JosepBorrellF.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 6, 2021
Discussing recent developments and events we agreed that EU dialogue is the platform to resolve outstanding issues.
I stressed the importance of good neighborly relations based on equality and reciprocity. pic.twitter.com/Jdw8m2ldOs