Lajçak niset drejt New York, paralajmëron takime me krerët e Kombeve të Bashkuara

Aktuale

Lajçak niset drejt New York, paralajmëron takime me krerët e Kombeve të Bashkuara

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:46
Miroslav Lajçak

I Dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, prej tre ditësh ka qëndruar në Washington të SHBA-së.

Ai ka njoftuar se që aty do të largohet për të shkruar në New York ku do të zhvillojë një mori takimesh.

Ai nuk ka bërë publike ndonjë agjendë.

“Pas tre ditëve të ngarkuara me konsultime dhe diskutime me partnerët amerikane, zyrtarë të administratës dhe opinionistë në Washington, tani jam duke marr rrugë drejt New York për të takuar krerë të Kombeve të Bashkuara, komunitetin ndërkombëtar dhe grupe studimi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat